LAJMI I FUNDIT:

Haaland e kishte filluar i pari, Marquinhos: Neymarit i pëlqen të hakmerret ndaj personave që e thumbojnë

Haaland e kishte filluar i pari, Marquinhos: Neymarit i pëlqen të hakmerret ndaj personave që e thumbojnë

Neymar kishte planifikuar të tallej me Erling Haalndin në ndeshje që Paris Saint-Germain e fitoi ndaj Borussia Dortmundit në shtëpi në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Marquinhos ka zbuluar se sulmuesit brazilian i pëlqen të hakmerret ndaj personave që e thumbojnë dhe norvegjezi ishte i pari që e kishte filluar lojën.


PSG e eliminoi Borussia Dortmundin 3-2 me rezultat të përgjithshëm, derisa e tërë skuadra kishin festuar në mënyrën e Haaland që kishte shënuar në ndeshjen e parë.

Neymar e imitoi Haalandin pas shënimit të golit - shenjë që ai ka ende për të dhënë në futbollin elitar
Lexo po ashtu Neymar e imitoi Haalandin pas shënimit të golit - shenjë që ai ka ende për të dhënë në futbollin elitar

Pas ndeshjes, talenti i skuadrës gjermane kishte postuar një foto: “Qyteti im, jo i juaji”, me një referencë për Parisin, derisa ajo gjë e ka nervozuar Neymarin.

Neymar më pas e kishte postuar një foto si kundërpërgjigje, pasi e eliminuan Dortmundin: “Parisi është qyteti jonë, jo i juaji”.

Vetëm një lojtar i PSG-së nuk u bashkua në talljen e kripur ndaj Erling Haaland
Lexo po ashtu Vetëm një lojtar i PSG-së nuk u bashkua në talljen e kripur ndaj Erling Haaland

“Atij i pëlqejnë këto gjëra. Neymari nuk është thjesht futbollist, ai nuk ka frikë dhe gjithmonë përgjigjet ndaj provokimeve”, ka thënë Marquinhos.

PSG tani duhet të pres se kur do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të gjitha takimet janë ndërprerë shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori