LAJMI I FUNDIT:

Njëra nga përplasjet më interesante ndodhi 10 vite më parë, Ronaldo ironizoi me Pedron, por përgjigja e spanjollit e la pa tekst portugezin

Njëra nga përplasjet më interesante ndodhi 10 vite më parë, Ronaldo ironizoi me Pedron, por përgjigja e spanjollit e la pa tekst portugezin

Shumë media botërore janë duke rikthyer gjërat më interesante që kanë ndodhur rreth një dekadë më parë.

Në gjërat më interesante padyshim që futet edhe përplasja mes Cristiano Ronaldos dhe Pedro Rodriguezit.


Ishte 29 nëntori i vitit 2010 kur në fushën e Camp Nou zbritën dy ekipet më të mëdha në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid.

Pas gjysmë ore lojë, Barcelona po avanconte 2-0 dhe lojtarët madrilen ishin tejet të nervozuar.

Një rast epik ndodhi kur Cristiano Ronaldo u përplas me sulmuesin spanjoll Pedro Rodriguez.

Gjithçka filloi në një rivënie anësore, kur Ronaldo shkoi ta marrë topin nga Guardiola, me trajnerin spanjoll që e la atë në tokë teksa portugezi e shtyu për ta rrëzuar në tokë.

Andres Iniesta dhe Dani Alves reaguan menjëherë ndaj portugezit, ndërsa më vonë erdhi i nervozuar Pedro dhe shtyu gjithashtu Ronaldon.

Ronaldo ironizoi me anësorin duke e pyetur “Kush je ti?”, ndërkohë përgjigja e Pedros e la pa koment Ronaldon.

“Unë jam një kampion bote, po ti kush je”, ishte përgjigja e Pedros që vetëm disa muaj më parë kishte marrë trofeun më të çmuar për shtete me Spanjën.

Në zënkën mes Ronaldos dhe Pedros pastaj u përfshinë edhe gjithë lojtarët e të dyja skuadrave.

Ronaldo ende nuk ka arritur ta fitojë Kupën e Botës me Portugalinë, por sigurisht që përgjigjën e Pedros nuk do ta harrojë kurrë.

Kujtojmë që në atë ndeshje Barcelona e kishte nënshtruar Real Madridin pasi e kishte mposhtur me rezultat të thellë 5-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori