LAJMI I FUNDIT:

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet ‘më i miri në botë’

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet ‘më i miri në botë’

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus ka shpërfillur anglezin Bukayo Saka kur emëroi një lojtar të Arsenalit që mund të bëhet ndër më të mirët në botë.

Arsenali hyn në javët e fundit të sezonit në Ligën Premier, një pikë përpara kampionit në fuqi Manchester City, por pasi ka luajtur një ndeshje më shumë.


Skuadra e Mikel Artetës është në garë për të fituar titullin e tyre të parë në Ligën Premier në dy dekada, pas një sezoni të përkryer, duke pasur sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të ligës.

Për shembull, 15 golat dhe nëntë asistimet e Sakas në Ligën Premier kanë qenë vendimtare në forcimin e pozitës së Arsenalit në mesin e skuadrave kryesore.

Guardiola i bindur se Arsenali nuk bën më hapa fals: Tani e dimë se çfrarë duhet bërë
Lexo po ashtu Guardiola i bindur se Arsenali nuk bën më hapa fals: Tani e dimë se çfrarë duhet bërë

Ndërkohë, partneriteti mbrojtës midis Gabriel Magalhaes dhe William Saliba ka bërë që Arsenal të pësojë vetëm 28 gola gjatë gjithë sezonit.

Dhe sulmuesi i Arsenalit, Jesus ka lavdëruar veçanërisht lojtarin e fundit, duke pretenduar se Saliba është “shumë i veçantë” dhe sigurisht që do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Të gjithë e dinë se sa i mirë është, por jo vetëm ai – ai dhe Gabriel përputhen në mënyrë perfekte dhe mendoj se Gabi e ka ndihmuar shumë”, ka thënë fillimisht Jesus për faqen zyrtare të Arsenalit.

“Jashtë fushës, ai (Saliba) është një nga djemtë më qesharak këtu, por jo sepse ai bën shaka gjatë gjithë kohës. Është ashtu siç është ai. Ai është shumë i veçantë”.

“Është e vështirë të luash kundër tij! Nuk kam luajtur kurrë kundër tij në një ndeshje, vetëm në stërvitje, por edhe atëherë është e vështirë sepse ai është aq i mprehtë dhe i vështirë për t’u mposhtur”.

Përditësohen vlerat e futbollistëve, zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë
Lexo po ashtu Përditësohen vlerat e futbollistëve, zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë

“Ne të gjithë po punojmë shumë për t’u përmirësuar dhe nëse ai vazhdon ta bëjë këtë, ai mund të jetë një nga më të mirët, me siguri”, përfundoi braziliani.

Saliba iu bashkua Arsenalit nga Saint Etienne në vitin 2019, por nuk pati një mundësi në ekipin e parë deri në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar kundër Crystal Palace.

23-vjeçari francez u dërgua në tre periudha huazimi përpara se të depërtonte në Emirates, por tani është bërë një figurë e domosdoshme dhe ndër emrat e parë në listën e ekipit çdo javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori