Qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit tregtar.
Ky vendim do mbetet në fuqi deri më 15 qershor, kur do të bëhet edhe vlerësimi i zbatimi të tij.
Lidhur me këtë, përfaqësues të bizneseve në vend thonë se përkrahin një vendim të tillë, kurse në anën tjetër kanë ardhur edhe kundërshtimet për këtë veprim të Qeverisë në detyrë.
Ambasada amerikane në Prishtinë, e ka ripërsëritur edhe një herë se është kundër vendosjes së reciprocitetit, duke shtuar se një politikë e tillë do ta ngulfat ekonominë e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia”, thuhet në reagimin e ambasadës, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, ambasada thotë se kjo masë e reciprocitetit do të sjellë probleme në kohën kur duhet të zhvillohen kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm.
“Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, përfundon reagimi.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka në një përgjigje për Telegrafin, thotë se qeveria duhet të përmbahet nga zbatimi i reciprocitetit, si dhe të shfrytëzojë mekanizmat në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore.
“Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar shfuqizimin e pakushtëzuar të vendimit për tarifa meqë kjo do të ishte në frymën e bashkëpunimit ndërfqinjësor, por edhe do të ishte përgjigjet në thirrjet e Administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë të Kosovës. Oda Ekonomike Amerikane beson fuqishëm se Qeveria duhet të përmbahet nga zbatimi i reciprocitetit, si dhe të shfrytëzojë mekanizmat në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) për trajtimin dhe zgjidhjen e kontesteve tregtare”, tha Zeka.
Ai shton se, integrimi ekonomik i Ballkanit duhet të bëhet duke i larguar të gjitha barrierat tarifore dhe jo-tarfifore.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur besimin e saj në integrimin e plotë ekonomik ndërmjet shteteve të Ballkanit, që nënkupton eliminimin e të gjitha barrierave tarifore dhe jotarifore në lëvizjen e mallrave, ashtu siç parashihet me marrëveshjen e CEFTA-së. Duke u nisur nga kjo ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin tonë për barrierat e tarifore e jotarifore, që shtetet anëtare të CEFTA-së i kanë vendosur njëra tjetrës, duke përfshirë këtu edhe vendimin për tarifa 100 për qind të vendosur nga Kosova për dy shtete të Ballkanit”, shton Zeka.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka përshëndetur vendimin për heqjen e tarifës.
Ai në një shkrim në rrjetin social Twitter, ka thënë se është i lumtur që qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë një vendim të tillë.
“I lumtur që shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria në detyrë e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BeH. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës COVID19”, ka thënë Borrell, përcjell Telegrafi.
Edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova thotë se e mirëpret vendimin për heqjen e taksës.
“Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID19. Deklarata nga Josep Borrell, që mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, shkruan Apostolova në Twitter.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se, Kosova tani e tutje duhet të jetë shumë e zëshme dhe argumentues në adresimin e barrierave jo-tarifore, shkruan Telegrafi.
“Kosova tani e tutje duhet të jetë shumë e zëshme dhe argumentuese në adresimin e shumë barrierave jo-tarifore që ekzistojnë me Serbinë dhe Bosnjën. Kosova duhet të mbroj tregun në çdo rast kur të tjerët veprojnë jashtë rregullave të lojës, qoftë me dumping, qoftë me subvencionim të eksporteve. Në të gjitha këto raste duhet automatikisht të merren masa adekuate bazuar në ligjet që i kemi në fuqi”, shkruan Rukiqi në Facebook.
Edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka përkrahur vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim.
“Klubi i Prodhuesve beson në tregtinë e lirë dhe në integrimet rajonale dhe evropiane, por po ashtu besojmë se në marrëdhëniet tregtare duhet të respektohen parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare. Në periudhat në vazhdim është shumë me rëndësi që qeveria të monitoroj masat dhe të mbroj tregun vendor me masat anti-dumping dhe nga praktikat jo të drejta tregtare, duke pas parasysh që në të kaluarën shumë produkte serbe kanë hyr në tregun e Kosovës të subvencionuara ose nën koston e prodhimit kështu duke i bërë prodhuesit vendor jo-konkurrues”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Kurse pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi, thotë se masa e reciprocitetit nuk do ta ketë efektin e njëjtë.
“Masat e reciprocitetit është e sigurt që nuk do ta ketë efektin e njejtë, sepse këtu janë dy probleme. E para, Kosova ka shumë më pak prodhime se sa ka Serbia dhe Kosova ka shumë me pak t’i ofroj tregut të Serbisë se sa kjo i ofron tregut të Kosovës. Dhe e dyta, që është më e rëndësishme që ne në Kosovë, qoftë si tregtar, qoftë si konsumator jemi të gatshëm t’i blejmë produktet serbe, kurse në Serbi është gati e pa mundur të gjesh tregtar po as konsumator që duan të blejnë produkte të Kosovës, sidomos në rast se produktet janë produkt final dhe në deklaratë është e shënuar origjina e produktit”, tha për Telegrafin, Palushi.
Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur qeveria e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.
Tarifa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë