LAJMI I FUNDIT:

Apostolova pas largimit të taksës: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19

Apostolova pas largimit të taksës: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë sot se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19.

Apostolova në një postim në Twitter duke iu referuar heqjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, ka shpërndarë edhe deklaratën e përfaqësuesit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, i cili ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës.


Ky është vendimi i Qeverisë për heqjen e taksës dhe zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë (Dokument)
Lexo po ashtu Ky është vendimi i Qeverisë për heqjen e taksës dhe zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë (Dokument)

“Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë # COVID-19. Deklarata nga JosepBorrell, që mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, shkruan Apostolova.

Borell përshëndet heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH
Lexo po ashtu Borell përshëndet heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe BeH

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për largimin e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit.

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell ka mirëpritur largimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Lajme
Kalo në kategori