Tahiri kritikon Kurtin e Haxhiun: Kanë humbur fokusin ndaj shtetit dhe qytetarëve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe u.d e presidentes Albulena Haxhiu.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti dhe Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke i akuzuar për shpenzim të energjisë politike në çështje që lidhen me Kushtetutën.
“Shumë energji për të shkelur Kushtetutën – dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit e qytetarëve – mjerim politik”, ka shkruar Tahiri.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur përplasjet politike dhe debatet rreth formimit të institucioneve janë shtuar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
57 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































