Pas 27 vitesh, Trepça rikthen në menaxhim hapësirat e parkingut në Zveçan

Trepça ka njoftuar se ka rikthyer në menaxhim hapësirat e parkingut në Zveçan, pas 27 vitesh.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për pronën e Trepçës në rrugën “Mbreti Milutin” në Zveçan, e cila përfshin 635.2 metra katrorë hapësirë parkingu dhe 1,049.2 metra katrorë parkingje të mbuluara.
Trepça ka bërë të ditur se është realizuar marrja në menaxhim e kësaj prone, ndërsa shfrytëzuesve u është dhënë afat prej 10 ditësh për largimin e automjeteve, pajisjeve dhe sendeve të tjera nga hapësira.
“Trepça – në mbrojtje dhe administrim të pronës së saj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
53 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































