Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka njoftuar se është bërë kubëzimi i rrugës “Azem Behrami” në Zhabar, së bashku me degëzimin e saj.

Rruga “Azem Behrami” lidhet me rrugën “Cenë Stantergu”, ku gjithashtu janë duke u zhvilluar punime në infrastrukturën rrugore.


Osmani ka bërë të ditur se në Zhabar janë planifikuar edhe investime të tjera, të cilat pritet të realizohen gjatë këtij mandati.

Sipas tij, këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/