Mbi 6 mijë shërbime diagnostike në gjashtë muaj në Spitalin e Vushtrrisë

Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka kryer 6,585 shërbime diagnostike gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, shërbimet diagnostike janë realizuar në kuadër të punës së përditshme të Sektorit të Radiologjisë, i cili ofron shërbime për të gjitha repartet spitalore.
Nga gjithsej 6,585 shërbime, 3,129 kanë qenë radiografi native (RTG), 2,924 ekografi (ultrazë – EHO), ndërsa 532 tomografi të kompjuterizuara (CT).
“Rezultatet dëshmojnë për angazhimin e vazhdueshëm të stafit profesional dhe rëndësinë e pajisjeve bashkëkohore në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Spitali ka shprehur falënderim për stafin e Sektorit të Radiologjisë për përkushtimin dhe punën e tyre në ofrimin e shërbimeve për pacientët. /Telegrafi/





































