LAJMI I FUNDIT:

Werder Bremeni përgatit shitjen e Milot Rashicës në verë

Werder Bremeni përgatit shitjen e Milot Rashicës në verë

Klubi i njohur gjerman, Werder Bremen po përgatiten të shes yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, këtë verë.

Sipas mediumit Deich Stube, Werderi dëshiron të mbajë të huazuarit Omer Toprak dhe Leanardo Bittencourt nëse shmangin rënien nga kategoria këtë vit.

Por, sipas këtij mediumi, klubi gjerman nuk mund t’i paguajë klauzolat e dy lojtarëve pa shitur dikë në fillim.


Rritja e vlerës së Rashicës, Rrahmanit dhe Muriqit – Kosova aktualisht kushton mbi 100 milionë euro
Lexo po ashtu Rritja e vlerës së Rashicës, Rrahmanit dhe Muriqit – Kosova aktualisht kushton mbi 100 milionë euro

Ylli vushtrrias i Kosovës, Rashica, thuhet të jetë lojtari më i mundshëm për t’u larguar nga Bremeni.

Liverpooli e ka vëzhguar Rashicën këtë sezon disa herë, ndërsa edhe Aston Villa është gjithashtu e interesuar për sulmuesin.

Liverpooli i prinë garës për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni
Lexo po ashtu Liverpooli i prinë garës për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni

Werder pranon se ata përballen me humbjen e Rashicës këtë verë dhe aktualisht po kërkojnë 38 milionë euro për shitjen e tij. /Telegrafi/