Psikologët e fëmijëve këshillojnë prindërit që të jenë të kujdesshëm në atë se si do t’i trajtojnë fëmijët në këtë kohë kur e gjithë bota është përfshirë nga përhapja e koronavirusit të ri që përcillet me sëmundjen, COVID-19.
Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit dhe fëmijët po qëndrojnë në shtëpi.
Nëse ka prindër të cilët për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje që t’ua shpjegojnë fëmijëve mirë këtë situatë apo nuk kanë përgjigje, atëherë sipas Shahinit, është mirë që të informohen përmes rrjeteve të ndryshme ku po jepen informata lidhur me gjendjen e krijuar.
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), kërkon nga prindërit, kujdestarët dhe familjet të kenë prioritet mbrojtjen e fëmijëve nga transmetimi i virusit COVID-19 dhe efektet negative psikologjike që mund të vijnë te fëmijët si pasojë e kësaj pandemie.
“Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shohin në internet, televizion ose që atë që dëgjojnë nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe mërzitjes. Prandaj KOMF ju bën thirrje juve prindër që të keni një diskutim të hapur dhe mbështetës me fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i ndihmoni ata të kuptojnë, të përballojnë dhe madje të japin një kontribut pozitiv për të tjerët”, thuhet në këshillat e kësaj organizate.
Mimoza Shahini, psikiatër për fëmijë, thotë se fëmijët duhet të trajtohen shumë kujdesshëm në këtë periudhë.
“Situata nuk është shumë e këndshme edhe për ne të rriturit. Gjëja e parë me rëndësi është që ne si të rritur ose si prindër kur i ofrohemi fëmijëve, sidomos me informata të cilën duhet të ua japim, t’ua japim sa më të thjesht, sa më të kuptueshme, mundësisht të jetë me një sens pozitiv dhe jo negativ ”, thotë Shahini.
Nëse ka prindër të cilët për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje që t’ua shpjegojnë fëmijëve mirë këtë situatë apo nuk kanë përgjigje, atëherë sipas Shahinit, është mirë që të informohen përmes rrjeteve të ndryshme ku po jepen informata lidhur me gjendjen e krijuar.
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), kërkon nga prindërit, kujdestarët dhe familjet të kenë prioritet mbrojtjen e fëmijëve nga transmetimi i virusit COVID-19 dhe efektet negative psikologjike që mund të vijnë te fëmijët si pasojë e kësaj pandemie.
“Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shohin në internet, televizion ose që atë që dëgjojnë nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe mërzitjes. Prandaj KOMF ju bën thirrje juve prindër që të keni një diskutim të hapur dhe mbështetës me fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i ndihmoni ata të kuptojnë, të përballojnë dhe madje të japin një kontribut pozitiv për të tjerët”, thuhet në këshillat e kësaj organizate.
Prindërit, sipas Shahinit, mund të organizojnë aktivitete e lojëra në shtëpi duke përdorë objekte që kanë në shtëpi apo edhe mjete të riciklueshme, ngase këso lloj aktivitetesh, nënvizon ajo, u nevojitet më së shumti fëmijëve kur qëndrojnë në shtëpi.
Ajo thotë se prindërit duhet të përdorin kohën në mënyrë racionale dhe ta programojnë atë dhe të kujdesen që të gjithë t’i respektojmë në maksimum këshillat që jepen nga Ministria e Shëndetësisë apo institucioneve tjera shëndetësore në këtë kohë të pandemisë.
“E dyta është si të shfrytëzojmë kohën ndërkohë që po rrimë në shtëpi. Fëmijët në ditët e para kanë qenë shumë të ngazëllyer se nuk kanë shkuar në shkollë, por tani po e shohin se çdo ditë duhet qëndruar në shtëpi dhe mbushja e kohës po kthehet në problem edhe për vetë prindërit. Tani disa kanë filluar edhe mësimet online në një pjesë të shkollave po angazhohen para dite, kështu që pasdite të mbahen aktivitete”, thotë Shahini.
Pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit të ri, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Kosovës ka filluar zbatimin e mësimit online.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka vazhduar të japë këshilla të vazhdueshme se si të bisedohet me fëmijët në këtë situata të krijuar nga koronavirusi.
“Teksa shohim shumë imazhe shqetësuese në televizion apo në internet, nganjëherë mund të ndihemi sikur kriza është kudo rreth nesh. Fëmijët mund të mos i dallojnë fotografitë në ekran nga realiteti i tyre personal dhe mund të besojnë se janë në rrezik të afërt”.
“Ju mund t’iu ndihmoni fëmijëve tuaj të përballen me stresin duke iu dhënë atyre mundësi për të luajtur dhe për tu relaksuar, kur të jetë e mundur. Mbani rutina dhe orare të rregullta sa më shumë që të mundeni, sidomos para se të flenë apo ndihmojuni të krijojnë rutinë dhe orar të ri në një mjedis të ri”, thuhet në një nga këshillat e UNICEF.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë këshilla se si të ndihmohen fëmijët të përballen me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit.
“Reagimeve të fëmijëve tuaj përgjigjuni në mënyrë mbështetëse, dëgjoni shqetësimet e tyre dhe jepni atyre dashuri shtesë dhe vëmendje”, thuhet në njërën nga këshillat e OBSH-së. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kredia hungareze, Koçoska: Presim propozimin përfundimtar të bankave për normën e interesit
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë