LAJMI I FUNDIT:

Verona i vendos çmim të arsyeshëm mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla

Verona i vendos çmim të arsyeshëm mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla mund të largohet në verë nga Hellas Verona për çmimin e duhur.

Kumbulla ka qenë njëri nga sensacionet më të mëdha këtë sezon, duke qenë i padiskutueshëm në mbrojtjen e klubit italian.

Forma e tij brilante dhe lidershipi me vetëm 19 vjet kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij.


Në Serie A, Kumbulla pëlqehet nga Interi, Juventusi dhe Napoli, ndërsa edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea e duan në Ligën Premier.

Mbrojtësi shqiptar dëshirohet edhe nga dy klubet e mëdha gjermane, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi.

Kumbulla gjatë një dueli me Ronaldon

Sipas faqes se njohur Passione Inter, Verona tashmë i ka vendosur çmim djaloshit shqiptar dhe mund të largohet në fund të sezonit për çmimin e duhur.

Verona do të kërkojë 25 milionë euro për Kumbullën dhe kjo shifër duket e arsyeshme për një lojtar me të ardhme të madhe.  /Telegrafi/