Vëllai i dëbuar i Meghan Markle, Thomas Markle Jr., i ka bërë thirrje dukeshës që të ‘zbresë nga kali i saj i mendjemadhësisë’ dhe t’ia plotësojë babait të saj Thomas ‘dëshirën e tij të fundit’ – atë të takimit me nipin të tij Archie.
Thomas Markle Jr, 54 vjeç, foli për të inkurajuar ish-aktoren, 38 vjeçe, ta thërrasë babanë e saj – duke pretenduar se 75-vjeçari është i irrituar nga paaftësia e tij për të arritur të ketë kontakte me vajzën e tij dhe ‘i kanë mbetur vetëm disa vite të mira jetë’.
Ai vazhdoi të parashikojë që ‘divorci është në kartat e së ardhmes’ për Meghanin dhe Princin Harry – duke pretenduar se motra e tij e ikur do të përfundojë përsëri në Hollywood “në një mënyrë ose në tjetrën”, shkruan DailyMail.
Në një vërejtje tjetër prekëse, ai tha se Meghan ishte thjesht “një personazh në një serial” dhe “jo një aktore e listës A”.
Thomas Markle Jr tha në intervistën për Express: “Meghan duhet të zbresë seriozisht nga kali i saj, ta thërrasë babanë e saj, të bëjë ndryshime”.
Pasi kërkoi falje për pjesën që luajti në trazirat e fundit që copëtuan familjen e tij, ai vazhdoi të insistojë që Meghan duhet të kontaktojë me babanë e saj ‘të hutuar’.
“Dëshira e babait tim që po vdes, që ma thotë në telefon, është vetëm që Meghan të ndryshojë dhe ai të mund ta shohë nipin e tij, Archie. Dhe ta kthejë vajzën e tij në jetën e tij – dua të them, ia kemi borxh atë”, tha vëllai i Markle.
“Ai është kaq i irrituar sepse nuk mund të marrë një mesazh për të. Ai është akoma i hutuar, ai është akoma i humbur, ai po zhgënjehet tani atje ku ai thjesht do të shijojë pjesën tjetër të jetës së tij dhe ai thjesht po shkatërrohet”, shtoi tutje Thomas Markle Jr.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it njoftuan se ata ishin duke u larguar si anëtarë të vijës së parë të frontit nga Familja Mbretërore në janar dhe përfunduan angazhimet e tyre përfundimtare në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar.
Ndërsa nuk është konfirmuar shumë për jetën e tyre të re në Amerikën e Veriut, vëllai i Markle, Tom ka parashikuar që Meghan do të bëjë përfundimisht një rikthim në aktrim, pasi ajo la rolin e saj në serialin “Suits”, përpara martesës së saj me Princin Harry, 35 vjeç.
Ai gjithashtu e quajti si një tentativë për të rrëmbyer vëmendje vendimin e tyre për të hequr dorë nga të qenit pjesë e Familjes Mbretërore, dhe parashikoi se çifti do të vuajë nën presionin e dëshirës së Meghanit për të qenë ‘në qendër të vëmendjes’.
Thomas Jr shtoi se ai shpreson se ata janë ‘çmendurisht në dashuri’, por pretendoi se Harry ‘ka ndryshuar mjaft’ dhe ata të dy po ndryshojnë në mënyrë drastike jetën e tyre për t’iu ‘përshtatur asaj’.
“Ajo ecën përpara Harry-it. Zoti na ruajt që kjo të ndodhte ndonjëherë, ne me të vërtetë nuk duam ta shohim Harryn duke u murosur në cep të një dhome me një shishe”, tha ai.
Marrëdhënia babë e bijë u prish përpara dasmës së Meghanit me Harryn në maj të vitit 2018, kur doli se babai i Markle, Thomas kishte bërë një marrëveshje me paparacët, duke dalë me qëllim para tyre për t’u fotografuar dhe në këmbim ai do të merrte para nga ta.
Në një dokumentar të jashtëzakonshëm në Channel 5 të publikuar muajin e kaluar, babai i Meghanit zbuloi detajet e telefonatës së tij të fundit me Çiftin Sussex në prag të dasmës së tyre, duke thënë se vendimi për të planifikuar fotografitë me paparacët do “ta ndjekë atë për pjesën tjetër të jetës së tij”.
“Harry më tha: ‘Po të më kishit dëgjuar mua, kjo nuk do të kishte ndodhur me ty’”, tregoi babai i Meghan.
Thomas tha që ai nuk u ka folur atyre që nga koha kur u takua me Archien, megjithë dërgimin e teksteve dhe letrave, dhe shtoi: “Unë nuk mendoj se në këtë pikë ata janë të emocionuar që më shohin mua ose nuk duan të flasin me mua. Herën e fundit që ata më panë, po binin për tokë”.
Në dokumentarin 90-minutësh, një Thomas dukshëm i qetë, përshkroi se duhej të shikonte dasmën e vajzës së tij Meghan në televizion, ndërsa po e merrte veten nga një sulm në zemër.
Ai pranoi se ishte ‘xheloz’ për Princin e Uellsit që po ecte me vajzën e tij në altar, pasi kjo ishte diçka që ai ‘me të vërtetë dëshironte të bënte’.
Thomai tha: “Vajza ime dukej e bukur. Uroja që të mund të isha atje me të. Unë sigurisht që e vlerësoja se Charles ishte aty. E pranoj se kam qarë pak për këtë. Edhe sot e kësaj dite nuk mund ta harroj atë moment”.
Z. Markle, i cili u nda nga nëna e Meghan, Doria në fund të viteve 1980, tha se hera e fundit që ai foli me vajzën e tij ishte gjatë një serie emocionale të thirrjeve telefonike disa ditë para dasmës së saj.
Nga 31 marsi, nipi i monarkut dhe ish-aktorja amerikane Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre ‘lartmadhëri’, pasi ata ndjekin një jetë të re private duke vazhduar të mbështesin bamirësit afër zemrës së tyre, pasi ata do të bëhen të pavarura financiarisht.
Dje u raportua që Harry dhe Meghan kanë pranuar një ftesë nga Mbretëresha për t’u bashkuar me të në Balmoral këtë verë – dhe ata mund të sjellin djalin e tyre Archien për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar pas largimit të tyre në Kanada. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur”, vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
‘Policia’ ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë