Është shqetësuese sasia e bërllokut në Bjeshkët e Sharrit. Kjo është “e veçanta” e Kosovës – përkatësisht skijimi në Bjeshkët e Sharrit, për një turist të sinqertë zviceran. Këtu përfshihet edhe Prevalla, e sidomos Brezovica.
Në Brezovicë i gjuajnë shishet nga teleferiku! Fijuuu… e në shteg. Këtë e pashë pas vetëm katër xhirove. Pas lëshimit, në mes të shtegut shishe birre e plot hedhurina tjera. Më poshtë, gjatë rrugës, një “deponi” bërlloku. E, në Facebook, plot xhirime të bizneseve që hedhin bërllok në pyll. Pamje “apokaliptike” në një qendër ku kosovarët kanë hapur biznese hoteliere e kanë ndërtuar vila që duken si shtëpi, por që nuk kanë pamje meqë e bllokojnë njëra-tjetrën. Sikur bëjnë garë për shtëpi sa më të madhe me hapësira sa më të vogla të gjelbëruara. Është e çuditshme sesi dikush ndërton një vilë në bjeshkë, e që duket si në një lagje në Prishtinë!? Projekte të dala nga shkolla kosovare e arkitekturës!
Por, këta ndërtues dhe pronarë të rinj biznesesh nuk ndalen së hedhuri bërllok në mes të rrugës. Ata vazhdojnë duke shkatërruar secilin burim uji duke ndërtuar hidrocentrale. Nuk e kuptoj sesi një grup njerëzish i kanë shpallur luftë natyrës dhe duan ose ndotje ose shkatërrim, e pastaj ta drejtojnë gushtin te dikush tjetër. Disa nga ta edhe paraqiten si bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës! Prezantime që ta çojnë gërdinë.
Në Prevallë gjendja duket pak më e mirë, por sërish ka sasi bërlloku në shteg dhe përgjatë rrugës. Ndoshta gjendja është pak më e mirë, meqë ka më pak vizitorë e më shumë përpjekje pastrimi. Por, edhe këtu, shishet e lëngjeve, të birrave dhe bërlloku tjetër të godet në kokë. Madje, edhe në pjesët ku bora është e pashkelur dhe ku një njeri ka ecur 300 metra jashtë shtegut. Unë pashë përpjekje pastrimi, por bjeshka nuk mund të pastrohet. Ajo duhet të mos ndotet. Sepse, nuk ka shërbim që mund të ndjekë shqiptarët (pa marrë parasysh ngjyrat e flamurit) dhe aftësinë e tyre për hedhje bërlloku vend e pa vend.
Kosova ka një sezon turistik. Periudha korrik-gusht kur në Kosovë vijnë nga diaspora, është ajo që mban gjallë një pjesë të madhe të kosovarëve. Po ashtu, Bjeshkët e Nemuna, duke e shfrytëzuar imazhin e mirë të krijuar nga Shqipëria dhe nga Mali i Zi, janë destinacion i dëshirueshëm. Sa i përket dimrit, lëvizjet kanë qenë më të vogla dhe më të ngadalshme. Mirëpo, pas disa filmave rreth historisë së Brezovicës së ndërtuar në kohën e socializmit, e pas disa investimeve të huaja, Kosova ka filluar të kthehet në destinacion fal asaj që ka dhënë natyra të cilën njeriu ende nuk ka arritur ta shkatërrojë. Kompania jonë Balkan Natural Adventure, tashmë ka filluar të bëjë edhe oferta dimërore për ski turing – aktivitet për të cilin nuk duhet shumë infrastrukturë. Kompania Lynx, një investim ky kroato-kosovar, ofron skijim jashtë piste dhe ka arritur ta forcojë pozitën e Kosovës si destinacion. Mirëpo, “kultura e bërllokut” tërë këtë mundësi e kthen në imazh te keq, edhe pse shumica e atyre që kanë shkruar për Kosovën në botimet ndërkombëtare, janë kujdesur që të mos flasin për sasinë shqetësuese të bërllokut!
Më së miri është të mos kërkohet fajtori, por te gjendet zgjidhja. Në Kosovë duhet bërë hapa radikal për të gjetur zgjidhje: ndalim i përdorimit të paketimit të plastikës; dënime për shkelës dhe edukim masiv në shkolla, biznese… dhe në rrugë. Qeveria e re ka paralajmëruar rritjen e numrit të inspektorëve të punës. Por, duhet të ketë edhe inspektorë olici ambientaliste. Sado inspektorë që punësohen, ata do ta nxjerrin veten me dënimet që do të shqiptoheshin. Policia duhet të dënojë personat që hedhin bërllok në rrugë ashtu sikurse i dënon ngasësit për shkeljet në trafik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova dhe Këshilli i Evropës: Një hap tjetër prapa në integrimin ndërkombëtar
Dështimi i NATO-s për ta shpëtuar Ukrainën, shtron pyetjen ekzistenciale: Për çfarë ekziston?
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit