LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Deçan për posedim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës, konkretisht sektori i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, më 2 mars 2020, gjatë punës hetimore në rastin ‘dhunë në familje’, ka arritur të zbulojë se i dyshuari A. Sh. i lindur në vitin 1955 ka në posedim një pushkë automatike AK-47.

Pas këtyre informacioneve në konsultim me prokurorin e shtetit dhe me pëlqimin e të dyshuarit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar:  një pushkë automatike M47; 2 karikatorë të pushkës automatike dhe 15 fishekë cal.7.62×39.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Deçan, me ç’rast është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe pas këtyre veprimeve i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Drejtësi
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Lajme
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

Politikë
Kalo në kategori