LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet rreth garës për titull në Serie A, krahason Eriksenin me Pirlon

Ancelotti flet rreth garës për titull në Serie A, krahason Eriksenin me Pirlon

Menaxheri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka folur për garën e titullit në Serie A, ndërsa ka bërë edhe krahasim midis Christian Eriksen dhe Andre Pirlos.

Ancelotti mori detyrën e Evertonit vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga Napoli në dhjetor, por ende i intereson futbolli në Italia.


Trajneri italian ka folur rreth garës për titull në Serie A, ndërsa nuk ka hezituar të flas fjalë të mëdha për yllin e ri të Interit, Eriksen.

Capello flet për Ibrahimovicin te Milani dhe garën e klubeve italiane për Scudetto
Lexo po ashtu Capello flet për Ibrahimovicin te Milani dhe garën e klubeve italiane për Scudetto

“Është padyshim një garë më emocionuese e Scudettos në krahasim me vitet e kaluara”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Radio Deejay.

“Është një betejë e hapur dhe e pasigurt, kështu që nuk është e thjeshtë të zgjedhësh një favorit”.

“Juventusi ka përvojë, Interi ka entuziazëm dhe Lazio nuk ka garat e Kupës për t’u shqetësuar”.

Eriksen: Te Interi për të fituar, dua të jem vendimtar
Lexo po ashtu Eriksen: Te Interi për të fituar, dua të jem vendimtar

“Eriksen është mesfushori i kompletuar, pasi ai mund të luajë të gjitha rolet e mesfushës”.

“Unë e shoh atë shumë të ngjashëm me Pirlon, pasi që ai mund të luante edhe para mbrojtjes. Ai mund të shohë të pasojë nga çdo pozitë dhe mund të gjuaj edhe nga distanca”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori