LAJMI I FUNDIT:

Eriksen: Te Interi për të fituar, dua të jem vendimtar

Eriksen: Te Interi për të fituar, dua të jem vendimtar
Christian Eriksen (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Christian Eriksen ka zbuluar se është te Interi për të bërë ndryshimin dhe të fitojë Scudetton, ndërsa ka folur edhe për trajnerin Antonio Conte.

Reprezentuesi danez erdhi nga Tottenham Hotspur në janar dhe tashmë ka luajtur dy ndeshje, ndaj Fiorentinës dhe Udineses.


Eriksen ndihmon në nxitjen e pritjeve te Interi duke pretenduar se vendosi të transferohet në ekipin e Antonio Contes për t’i ndihmuar ata të fitojnë titullin.

Conte: Interi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Eriksen rrit nivelin e ekipit
Lexo po ashtu Conte: Interi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Eriksen rrit nivelin e ekipit

“Juventusi ka fituar për shumë kohë, ne duam t’i ndryshojmë gjërat”, ka thënë fillimisht Eriksen për Gazzetta dello Sport.

“Kjo është ajo për të cilën jam këtu. Konsistenca e fitores është një faktor dhe Juventusi e ka atë. Edhe Lazio është aty në garë”.

Eriksen ka synime të mëdha te Interi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Unë bisedova me Conten vetëm një herë para se të mbërritja në Milano, dhe ai ishte shumë i drejtpërdrejtë me mua. Ai më tha se si më sheh mua dhe çfarë dëshiron nga unë në fushë, me dhe pa top”.

“Gjithçka është shumë më e organizuar. Seancat e tij stërvitore janë shumë të vështira, por jam gati. Dua të luaj aty ku mund ta kem topin. Nuk ka rëndësi se ku, por më duhet të qëndroj në mes të fushës për të krijuar diçka që shkon përpara”.

Conte dhe Eriksen (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Conte luan me tre në me dhe është pak më ndryshe, por gjëja më e rëndësishme është të kesh mundësinë të krijosh”.

“Nuk e ndiej peshën e përgjegjësisë. Gjatë viteve të fundit në Tottenham dhe me Danimarkën, mua më thirrën gjithmonë të merrja përgjegjësi. Jam mësuar me të”.

Sensi beson te Erikseni: Do të na rrit se ekip
Lexo po ashtu Sensi beson te Erikseni: Do të na rrit se ekip

“Asgjë nuk ndryshon në Inter. Unë dua të jem lojtari që bën ndryshimin, që jep rezultat, që krijon”.

“Më duhet kohë, është e qartë, por në futboll nuk mund të presësh shumë përpara se të bëhesh vendimtar”. Dua gjithçka nga futbolli, përveçse të humbas”, përfundoi ylli danez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori