LAJMI I FUNDIT:

Conte: Interi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Eriksen rrit nivelin e ekipit

Conte: Interi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Eriksen rrit nivelin e ekipit
Antonio Conte dhe Christian Eriksen (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte ka insistuar që Interi e meritoi plotësisht fitoren ndaj Fiorentinës në Coppa Italia, edhe pse u detyrua të debutonte Christian Eriksen dhe të ndryshonte sistemin.

Kjo është hera e parë që Nerazzurrët arrijnë në gjysmëfinalen të Coppa Italia që nga viti 2015-16 dhe ata do të ndeshen me Napolin në dy ndeshje në shkurt dhe mars.

Antonio Candreva dhe Martin Caceres kishin shënuar dy golat e parë, përpara se Nicolo Barella ta shënojë një supergol për fitoren e Interit.

Interi fiton ndaj Fiorentinës dhe kalon në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Interi fiton ndaj Fiorentinës dhe kalon në gjysmëfinale

“Duke marrë parasysh të gjitha shanset që kemi krijuar, është një fitore e merituar”, ka thënë fillimisht Conte për Rai Sport.

“Jemi të lumtur që kaluam në gjysmëfinale dhe do të përballemi me një ekip të shkëlqyer si Napoli. Duam të shkojmë përpara në të gjitha garat për të fituar përvojë dhe për të vazhduar më tej. Edhe një herë, ne kishim shumë shanse për të përfunduar ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam ato”.

Conte mendon se morën një fitore të meritur (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Kjo mbrëmje shënoi edhe debutimin e Eriksenit, i cili hyri në minutën e 66-të në vend të Alexis Sanchez, pas transferimit prej 20 milionë eurosh nga Tottenham Hotspur dhe miratimin e një formacioni të ri, ku nga 3-5-2, Conte kaloi në 3-4-1-2.

“Ne nuk kemi ndërmend të përdorim Eriksen kaq shpejt, pasi ai filloi të stërviste me ne vetëm dje (e martë), por Matias Vecino dhe Barella ishin mesfushorët e vetëm në dispozicion.

“Eriksen ka karakter dhe ngre nivelin e cilësisë së skuadrës. Shpresoj të rikthejmë më shumë lojtarë, sepse me të vërtetë jemi të kufizuar në mesfushë”.

Eriksen gjatë debutimit ndaj Fiorentinës (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ne u përpoqëm në një sistem me një ‘trequartista’ sot pas mungesës së Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic. Eriksen mund të luajë në disa role të ndryshme dhe do të shohim, mund të jetë një opsion, por duhet të punojmë shumë më tepër”.

“Ne u detyruam të përdorim të tre sulmuesit së bashku sepse mësova për problemet në mesfushë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori