Zyrtare: Kamil Grabara i bashkohet Juventusit

Juventus ka zyrtarizuar transferimin e portierit polak Kamil Grabara, i cili i bashkohet klubit nga Wolfsburg në formë huazimi deri më 30 qershor 2027.
27-vjeçari do të jetë një përforcim për repartin e portierëve të Juventusit, pasi më herët gjatë karrierës ka qenë pjesë e akademisë së Ruch Chorzów, ndërsa në vitin 2016 u transferua te Liverpooli.
Gjatë periudhës te klubi anglez, Grabara u huazua te Aarhus dhe Huddersfield, ndërsa në vitin 2021 u transferua te FC Copenhagen, ku kaloi tri sezone të suksesshme. Me klubin danez fitoi dy tituj të kampionit dhe një Kupë.
Në vitin 2024, portieri polak iu bashkua Wolfsburgut dhe gjatë aventurës së tij në Gjermani regjistroi 63 paraqitje në Bundesliga.
Tani Grabara nis një kapitull të ri në Itali, ku do të mbrojë ngjyrat bardhezi gjatë sezonit 2026/27.
Juventusi mirëpriti portierin polak me mesazhin: “Mirë se vjen te Juventusi, Kamil!” /Telegrafi/











































