LAJMI I FUNDIT:

Dikur Gigi Hadidin e kishin refuzuar stilistët duke i thënë se nuk kishte trup për pasarelat e modës

Dikur Gigi Hadidin e kishin refuzuar stilistët duke i thënë se nuk kishte trup për pasarelat e modës
Gigi Hadid (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Sot ajo është një nga modelet më të njohura në botë, por fillimet ishin të vështira për të.

Në një intervistë të re për Revistën “i-D”, ajo tregoi se Jean Paul Gaultier ishte personi i parë që i kishte besuar asaj ecjen në një pasarelë.


Hadid ka thënë se para tij, të tjerët i kishin thënë se ajo nuk kishte “trup për pasarelë”.

Gigi Hadid (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

“[Jean Paul Gaultier] ishte dizajneri i parë që më lejoi të ecja në një pistë në Paris”, kujtoi Gigi Hadid vitin 2014, kur atë kohë ishte 19 vjeçe.

“Ende kisha trupin tim të volejbollit. Ishte një trup që unë e doja. E dija se sa shumë kam punuar për të pasur ata muskuj – dhe më mungon tani”, tregoi më tej Gigi Hadid.

Gigi Hadid (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Njerëzit ishin të ashpër me mua dhe u përpoqën të thoshin që unë nuk kam një trup për pasarela.Kishte ende stilistë ose dizajnerë në atë kohë që po më merrnin në shfaqjet e tyre, por duke më vendosur diçka që me të vërtetë më mbulonte trupin”, ka thënë ajo më tej duke kujtuar kohën kur refuzohej nga shtëpitë e modës.

Megjithatë, koha vërtetoi të kundërtën pasi Gigi Hadid më pas krijoi një karrierë të suksesshme në modeling. /Telegrafi/

Gigi Hadid (Foto: Lars Niki/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori