LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen thyer rekordin e pasimeve brenda një ndeshje, ndaj Getafes pasoi më shumë se Messi dhe Griezmanni

Ter Stegen thyer rekordin e pasimeve brenda një ndeshje, ndaj Getafes pasoi më shumë se Messi dhe Griezmanni

Marc-Andre ter Stegen regjistroi numrin e tij më të lartë të pasimeve në karrierë në fitoren 2-1 të Barcelonës kundër Getafes të shtunën pasdite.

Portieri gjerman tentoi plot 69 pasime gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa arriti t’i përfundoj plot 55 prej tyre.


Me këto statistika, gjermani ka arritur të thyej rekordin e tij më të mirë që kishte ardhur gjatë sezonit 2016/17 kundër Athletic Bilbaos, kur ai kompletoi 51 nga 62 pasimet.

Pritja ndaj Getafes tregon se përse Ter Stegen është njëri ndër portierët më të mirë në botë
Lexo po ashtu Pritja ndaj Getafes tregon se përse Ter Stegen është njëri ndër portierët më të mirë në botë

Vetëm Sergio Busquets (122 pasime), Gerard Pique (88) dhe Samuel Umtiti (81) bënë më shumë pasime sesa Ter Stegen gjatë fitores të së shtunës ndaj Getafes.

Lionel Messi regjistroi vetëm 48 pasime, ndërsa Ansu Fati (31) dhe Antoine Griezmann (28) kishin shifrat më të ulëta në këtë takim.

Yann Sommer mban rekordin evropian për më shumë pasime nga një portier në një ndeshje, pasi kishte kompletuar 65 nga 82 për Borussia Monchengladbachun kundër Augsburgut sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori