LAJMI I FUNDIT:

Pesëmbëdhjetë paraqitjet më seksi ndër vite në historinë e “Grammy Awards” – në mesin e tyre edhe Rita Ora

Pesëmbëdhjetë paraqitjet më seksi ndër vite në historinë e “Grammy Awards” – në mesin e tyre edhe Rita Ora
Foto: Getty Images/Guliver

Ndërsa nuk ka asnjëherë mungesë magjepsje në tapetin e kuq të mbrëmjeve “Oscar” dhe “Golden Globes”, “Grammy Awards” është mbrëmja ku gjërat bëhen më seksi. Nata më e madhe e muzikës ka qenë prej kohësh e lidhur me fustanet zbuluese dhe joshëse, me yje si: Jennifer Lopez, Lady Gaga dhe Ciara që rregullisht kanë promovuar stile ‘skandaloze’.

Më poshtë, ju sjellim disa nga modelet më seksi ndër vite në “Grammy Awards”, shkruan Page Six.

Jennifer Lopez, 2000

Jennifer Lopez (Foto: Scott Gries/ImageDirect/Guliver)

Me siguri një nga paraqitjet më seksi në tapetin e kuq në histori, xhungla e shtypur jeshile e J.Lo nga marka “Versace”, krijoi një tronditje të tillë që shkaktoi kërkim shumë të madh në Google Image.


Toni Braxton, 2001

Toni Braxton (Foto: Scott Gries/ImageDirect/Guliver)

Këngëtarja e hitit “Un-Break My Heart” i la të gjithë të habitur në këtë krijim të Richard Tyler që ishte një fustan shumë i ekspozuar.

Sheryl Crow, 2005

Sheryl Crow (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Të gjithë sytë ishin në abscesin e këngëtares së hitit “Soak Up the Sun” në këtë veshje të verdhë.

Paris Hilton, 2009

Paris Hilton (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ylli i “Life is easy” bëri gjithashtu histori me këtë veshje të cilësisë së mirë, të dizajnuar nga “Versace”.

Rihanna, 2012

Rihanna (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Rihanna dukej çdo centimetër seksi në këtë fustan të zi të dizajnuar nga Giorgio Armani , me një pjesë “të rrezikshme” në pjesën e prapme.

Katy Perry, 2013

Katy Perry (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ylli i popit përshtati në mënyrë të përsosur kthesat e saj në këtë fustan të markës “Gucci”, duke dëshmuar se ju mund të dukeni ende seksi në mëngët e gjata të një fustani.

Beyonce, 2014

Beyonce (Foto:Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Fenomi i pop-it dukej pozitivisht “seksi” në këtë kreacion të Michael Costello.

Kim Kardashian, 2015

Kim Kardashian (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Kardashian gjithashtu mbahet mend për një nga paraqitjet mëseksi në tapetin e kuq të “Grammys”, me këtë veshje të stiluar nga Jean Paul Gaultier.

Miley Cyrus, 2015

Miley Cyrus (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Cyrus nuk mund të ndalet, dhe ajo nuk do të ndalet …. duke treguar lëkurën, d.m.th. kjo është ajo që bëri në bashkëpunim me Alexandre Vauthier Couture.

Lady Gaga, 2015

Lady Gaga (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Krijuesja e hitit “Bad Romance” kishte shikues që po dilnin para kur ajo shfaqej në “Grammys” me këtë fustan argjendi të dizajnuar nga Brandon Maxwell – së bashku me një varëse smeraldi të vendosur strategjikisht nga Lorrene Schwartz.

Ciara, 2016

Ciara (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ylli tregoi linjat e saj në këtë fustan të shkurtër të Alexandre Vauthier Couture.

Chrissy Teigen, 2017

Chrissy Teigen (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Një nga personazhet më të ndjekur në Twitter, gjithashtu kishte rrëmbyer vëmendjen me këtë veshje të Roberto Cavalli, të frymëzuar nga skllavëria.

Heidi Klum, 2018

Heidi Klum (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Supermodelja dukej vezulluese në këtë fustan krejtësisht të zi nga “Ashi Studio”.

Maren Morris, 2018

Maren Morris (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur tregoi mjaft nga lëkura e saj në këtë kreacion të dizajnuar në mënyrë të ndërlikuar nga Julien Macdonald.

Rita Ora, 2018

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ylli i popit me prejardhje shqiptare ka hyrë gjithashtu në historinë e veshjeve më seksi të “Grammy Awards”, kur në vitin 2018 u shfaq me këgtë fustan të zi të dizajnuar nga “Ralph & Russo Couture”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Kalo në kategori