LAJMI I FUNDIT:

Napoli dhe Interi pajtohet për çmimin, Politano preferon ende Romën

Napoli dhe Interi pajtohet për çmimin, Politano preferon ende Romën
Matteo Politano (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Napoli dhe Interi thuhet se kanë rënë dakord për një tarifë për Matteo Politano, por lojtari do të preferonte akoma një transferim te Roma.

Kalimi i Politanos te Giallorossët u prish javën e kaluar për shkak të çështjeve që kishin të bënin me Leonardo Spinazzola në marrëveshjen e shkëmbimit.


26-vjeçari u shqetësua dukshëm nga prishja e transferimit të tij në kryeqytet, dhe shpreson që akoma mund të merret vesh një marrëveshje mes dy klubeve.

Dështon përfundimisht marrëveshja për shkëmbimin Politano – Spinazzola
Lexo po ashtu Dështon përfundimisht marrëveshja për shkëmbimin Politano – Spinazzola

Sidoqoftë, e përditshmja Il Corriere dello Sport raporton se Napoli tani është hedhur në radhë për Politanon, dhe janë afër marrëveshjes për një çmim prej 25 milionë eurosh.

Megjithatë, në këtë fazë është e pasigurt nëse ish-lojtari i Sassuolos do të bie dakord për një transferim te Napoli.

Roma ndërkohë është duke bërë plane emergjente në rast se Politano me të vërtetë bashkohet me klubin nga San Paolo.

Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses
Lexo po ashtu Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses

Il Corriere shton që Roma po shikon si alternativa tjera si Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Suso.

Për të komplikuar ende çështjet, Dan Friedkin është afër të pronësinë e klubit nga James Pallotta, dhe së shpejti pronari i ri do të duhet të nënshkruajë në çdo transferim të mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori