LAJMI I FUNDIT:

Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses

Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses
Beppe Marotta dhe Steven Zhang (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta lë të kuptohet se shkëmbimi i Leonardo Spinazzola me Matteo Politanon dështoi për arsye financiare, ndërsa konfirmoi bisedimet me agjentët e Christian Eriksen, Olivier Giroud dhe Victor Moses.

Javën e fundit e ka mbizotëruar shkëmbimi i dështuar midis Spinazzola dhe Politano, pasi Interi vendosi kështu në fund.

Për këtë dështim shkëmbimi, por edhe për zërat tjerë që e lidhin Interin me Eriksenin, Giroudin e Moses ka folur drejtori i klubit Marotta.

“Mendoj se ka pasur vëmendje të tepruar të mediave për të gjithë situatën”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

Dështon përfundimisht marrëveshja për shkëmbimin Politano – Spinazzola
Lexo po ashtu Dështon përfundimisht marrëveshja për shkëmbimin Politano – Spinazzola

“Spinazzola është një profesionist i shkëlqyeshëm me të cilin kam punuar tashmë te Juventusi. Por, mendoj se në futboll që para se të finalizohen, negociatat duhet të kalojnë vlerësimet në një nivel teknik, mjekësor, ekonomik dhe fizik”.

“Pasi përfunduam të gjitha ato vlerësime, klubi nuk mund të shkonte përpara me këtë transferim dhe i thashë kolegut tim të Romës që ne nuk mund të bëjmë”.

“Mos harroni, Davide Santon nuk arriti të gjente një klub të ri në tre raste për shkak të skenarëve të ngjashëm. Kur bëhet fjalë për një operacion me vlerë 55 milionë euro, duke përfshirë pagat dhe tarifat, është e drejtë që klubi t’i analizojë me kujdes të gjitha vlerësimet”.

“Nuk varet nga ne që Roma që lëshon fotografi të një lojtari që i nënshtrohet testeve mjekësore. Spinazzola nuk bëri asnjë fotografi me ne…”.

“Ne jemi në një botë ku këto gjëra ndodhin dhe ato do të ndodhin edhe në të ardhmen, pa dyshim, por vlerësimet janë të nevojshme për blerësin në një investim kaq të madh”.

“Me gjithë respektin e duhur ndaj Politanos, ne i shpjeguam situatën. Jemi profesionistë dhe jemi mësuar me këtë lloj gjëje, kështu që ne do ta vlerësojmë të ardhmen e tij së bashku para fundit të afatit kalimtar”.

“Eriksen është një lojtar i Tottenhamit, por kontrata e tij skadon në qershor, kështu që është plotësisht e ligjshme dhe i autorizuar për të parë agjentin e tij në këtë periudhë”.

Agjenti i Eriksenit arrin në Itali, tentohet shpejtimi i transferimit te Interi
Lexo po ashtu Agjenti i Eriksenit arrin në Itali, tentohet shpejtimi i transferimit te Interi

“Nuk mund të them se ai do të vijë këtu në janar ose qershor, sepse ka një konkurrencë të madhe dhe ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë akoma”.

“Është normale që menaxhmenti të punojë për të përgatitur negociata të ndryshme, kështu që ka alternativa nëse nuk arrin. Nuk do ta mohoj se kemi biseduar me rrethin e Giroud, do ta vlerësojmë situatën”.

“Moses është kandidat, sigurisht”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori