Ruben Amorim i ka vendosur Milanit objektiva të guximshme për sezonin e tij të parë në krye, duke deklaruar se Rossonerët duhet të synojnë Scudetton, ndërsa gjithashtu edhe Ligën e Evropës.

Sipas calciomercato.com, trajneri i Milanit refuzoi të minimizonte pritjet pavarësisht shkallës së rindërtimit që ka trashëguar.


“Nuk mund të vij këtu dhe të them se nuk mundemi ose nuk duam ta fitojmë titullin. Ka shumë punë për të bërë, me një trajner të ri dhe ndryshime në skuadër, por kur je në një klub të nivelit të Milanit, duhet të synosh titullin. Kështu që do të përpiqemi”, ka thënë fillimisht Amorim.

Ai ishte po aq ambicioz për Evropën: “Në Ligën e Evropës duhet të besojmë dhe duhet të duam ta fitojmë garën”.

Pavarësisht gjithë ambicieve, portugezi theksoi se progresi do të kërkonte kohë, me një rikthim në Ligën e Kampionëve të cilësuar si themelor për klubin.

“Të gjithë duan gjithçka, menjëherë, por gjërat e bëra mirë kërkojnë kohë. Zgjedhja ime është të bëj gjërat e duhura në momentin e duhur”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app