LAJMI I FUNDIT:

“Nautilus”, nëndetësja e parë në botë me energji bërthamore

“Nautilus”, nëndetësja e parë në botë me energji bërthamore

Më 21 janar të vitit 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastiko-shkencorë, Zhul Vern, u bë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë që punonte me energji bërthamore.

Nëndetëses iu dha emri “Nautilus”. Ky ishte emri që Zhul Verni i kishte vënë anijes së tij që lundronte nën ujë në romanin e shekullit të 19-të, të titulluar “20 mijë lega nën det”.


Më vonë nëndetësja “Nautilus” theu të gjitha rekordet e rezistencës, largësisë dhe shpejtësisë së lundrimit, gjatë viteve që ishte në shërbim.

Katër vite pasi ishte lëshuar për herë të parë, duke përdorur hidrolokator dhe instrumente të tjera elektronike, “Nautilusi” lundroi nën shtresën e akullit polar, duke u bërë i pari mjet lundrues që arrinte Polin e Veriut nën ujë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori