LAJMI I FUNDIT:

Grida Duma dhuroi edhe rrogën e saj si pedagoge, për familjet e prekura nga tërmeti

Grida Duma dhuroi edhe rrogën e saj si pedagoge, për familjet e prekura nga tërmeti
Grida Duma (Foto: Instagram/gridadumaal)

Viti 2019 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira për shqiptarët, pas tërmetit të 26 nëntorit që shënoi 51 viktima dhe mijëra familje të prekura në Shqipëri.

Këtë fundvit, pikërisht për t’iu gjendur sadopak pranë këtyre familjeve, “Dilema Deal or no Deal” me Eno Popin, iu bashkua fondit të solidaritetit të ngritur nga Top Channel dhe partnerët e tij, duke bërë që emra të njohur të ekranit të vinin dhe të luanin mbi këtë kauzë.


Me një bankier më dorëlëshuar se kurrë dhe me ndihmën e të gjithëve, në episodin e sotëm, Grida Duma arriti të fitonte pesë milionë lekë të vjetra dhe kësaj shume vendosi t’i bashkëngjisë edhe pagën e saj si pedagoge.

Edhe Isli Islami dhe Ori Nebijaj, Ilda Bejleri, Marsela Çibukaj, Marjana Kondi dhe Arben Derhemi, luajtën përgjatë këtyre ditëve përballë valixheve të “Dilema Deal or no Deal”.

Në këtë mënyrë arritën të bëjnë bashkë një shumë të konsiderueshme parash që do të shkojë për familjet e prekura nga tërmeti.

View this post on Instagram

Pak na ndan nga viti tjetër. Nata e ndërrimit të viteve festohet më shumë se gjithçka mes nesh. Numërimi i kohës në një minutë më shumë pas orës dymbëdhjetë është një moment reflektimi, me ndjesitë që na kaplojnë të gjitha bashkë. Shumëkush i thërret kujtesës për atë përjetoi në vitin që la pas, për mirë, apo për keq. Është njerëzore kujtesa që ndalon në çastet që na kanë shenjuar me mundime; është njerëzor reflektimi i thellë për vështirësitë që kapërcyem pas në minutat e para të kalimit në vitin tjetër. Tingulli i kohës që kalon është një mekanizëm reflektimi mbi rrugën që bëjmë. Viti i ri festohet në mënyra, kohë dhe vende të ndryshme. Trajektorja bashkuese e Vitit të Ri në të gjithë botën, kurdo dhe kudo të festohet, është reflektimi mbi atë që kaluam, përkundrejt asaj që vjen. Uroj që gjithçka dëshirojmë për vitin që vjen ti vlejë ringritjes – të vendit, familjes, vetvetes. Nga këtu ku jemi, kudo të ndodhemi, cilado qofshin vështirësitë, na duhet ti drejtohemi një viti tjetër për një nisje të mbarë sa me shumë forcë të brendshme. Qofshin mendimet tuaja me shkëlqimin dhe vlerën e duhur, teksa hidhemi në vitin e ri 2020.

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal) on Dec 31, 2019 at 10:51am PST

Në trend Magazina

Më shumë
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Motra e Beyonce, Solange Knowles duket joshëse në një fustan të tejdukshëm në shfaqjen e “Gucci”

Motra e Beyonce, Solange Knowles duket joshëse në një fustan të tejdukshëm në shfaqjen e “Gucci”

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese, në imazhet e fundit në Instagrgam

Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese, në imazhet e fundit në Instagrgam

Magazina
Kalo në kategori