LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane është më e gatshme se kurrë më parë, nëse Rusia ndërhyn në zgjedhjet e vitit 2020

Ushtria amerikane është më e gatshme se kurrë më parë, nëse Rusia ndërhyn në zgjedhjet e vitit 2020

Zyrtarët ushtarakë amerikanë janë duke përgatitur një përgjigje në internet që do të synonte zyrtarët e lartë rusë dhe qytetarët më të pasur të vendit nëse Moska ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 përmes sistemeve të hakerave ose duke përhapur dezinformata, sipas një raporti.

Një nga taktikat që po zhvillohet nga Komanda Cyber ​​e SHBA-së do t’u tregojë oligarkëve dhe anëtarëve të udhëheqjes së lartë të Rusisë se të dhënat e tyre personale do të futeshin në lojë edhe nga amerikanët nëse ndërhyrja do të vazhdonte, raportoi të mërkurën Washington Post, transmeton Telegrafi.


Presidenti Vladimir Putin nuk do të ishte ndër ata që veçohen sepse do të konsiderohej tepër provokues, thuhet në raport.

“Ajo që mund të mendohet këtu është një version i individualizuar i kësaj, jo ndryshe nga sanksionet ekonomike të synuara individualisht”, tha Bobby Chesney, profesor i drejtësisë në UNiversitetin e Teksasit.

Hakmarrja në internet është pjesë e punës që po bëhet në një numër agjencish federale për të siguruar që SHBA-të të mbrojnë veten e tyre në rast se Rusia kërkon të prishë zgjedhjet e ardhshme siç bëri në vitin 2016.

Trembëdhjetë rusë dhe tre subjekte ruse të lidhur me IRA u paditën në shkurt të vitit 2018 nga një juri e madhe federale si pjesë e hetimit të këshilltarit të atëhershëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori