LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, flet Abdixhiku

Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, flet Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon t’i qëndrojë prapa vendimit të sotëm të kryesisë. Kështu u shpreh deputeti i kësaj partie, Lumir Abdixhiku pas seancës së sotme.

Para gazetarëve, deputeti i zgjedhur i LDK-së tha se do të respektojnë afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë.

Ai është pyetur edhe nëse kanë qenë në dijeni në lidhje me propozimin e LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.


“Ne kemi thënë se do të votojmë për të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial i deritanishëm vendos të zgjedh këtë rrugë… I qëndrojmë propozimit të kryesisë dhe nuk kemi se çfarë të shtojmë më tutje”, ka thënë ai.

Fjalimi i parë i Glauk Konjufcës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit
Lexo po ashtu Fjalimi i parë i Glauk Konjufcës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit

I pyetur se a do të ketë gjasa për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Abdixhiku tha se vendimi i fundit i Lidhjes Demokratike të Kosovës është i kryesisë së sotme, njofton KP.