LAJMI I FUNDIT:

Zaev: S’kemi harxhuar asnjë denar nga shteti për reklama

Zaev: S’kemi harxhuar asnjë denar nga shteti për reklama

Në Kuvend, kryetari i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Mickovski i tha kryeministrit Zaev se LSDM është kopje e OBRM-PDUKM-së së vjetër.

Micevski theksoi se LSDM po reklamohet nëpër televizione ndërsa derisa kanë qenë opozitë LSDM kanë kundërshtuar një veprim të tillë, kur Qeveria e atëhershme reklamohej në televizion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev si përgjigje ndaj Micevski i tha se OBRM-PDUKM është reklamuar me para nga qytetarët ndërsa LSDM po shpenzon para partiake për reklamë.


“Asnjë denar nga shteti nuk kemi shpenzuar për reklama. Ne harxhojmë para të partisë së LSDM, që financohet nga anëtarësia dhe nga paratë që i takojnë nga buxheti shtetëror”, theksoi Zaev.

Kryeministri Zaev gjithashtu u shpreh i bindur se do ta mposhtë OBRM-PDUKM-në në zgjedhjet e ardhshme kuvenadre.

“Disa herë thash se dallimi mes LSDM dhe OBRM-PDUKM në zgjedhjet e parakohshme kuvendare do të jetë nga 60 deri 120.000 vota”, u shpreh Zaev./Telegrafi/