LAJMI I FUNDIT:

Guardiola konfirmon se Arteta po bisedon me Arsenalin

Guardiola konfirmon se Arteta po bisedon me Arsenalin
Mikel Arteta (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Mikel Arteta ka zhvilluar takime me Arsenalin në lidhje me postin e trajnerit.

Topçinjtë e shkarkuan Unai Emeryn këtë sezon dhe në vend të tij e angazhuan trajnerin e përkohshëm, Freddie Ljungberg, ndërkohë që janë në kërkim të një trajneri të ri.


Pesë trajnerë në listën e Arsenalit për të zëvendësuar Emeryn
Lexo po ashtu Pesë trajnerë në listën e Arsenalit për të zëvendësuar Emeryn

Arteta është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa të hënën ka zhvilluar takime me drejtorin e Arsenalit, Vinai Venkatesham, ndërsa pritet që marrëveshja të arrihet deri në fund të javës.

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Kur është pyetur në lidhje me situatën e tij nga gazetarët, Guardiola ka deklaruar: “Unë e di atë që ju e dini. Sot e takova. Ai është duke udhëtuar, po”.

“Kemi qenë të mençur që e kemi zgjedhur, tash e duan të tjetër. Është një person i mrekullueshëm, një trajner i mirë, prandaj ka pasur sukses me ne”.

“Ai është në bisedime me Arsenalin, prandaj nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori