LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Ndeshjet e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll, që pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 25 pikë apo nga 11 fitore dhe tri humbje deri më tani, andaj përballja pritet të jetë shumë interesante.


Bardhekaltrit hyjnë në këtë përballje pas një serie prej gjashtë fitoreve radhazi, derisa prizrenasit kanë treguar lojëra dhe rezultate të mira këtë edicion, duke qenë në krye të renditjes. Në sfidën e parë në Prizren ndërmjet këtyre dy skuadrave në këtë edicion, kishin fituar prizrenasit me rezultat 95:89.

Rahoveci që po ashtu ka grumbulluar 25 pikë do të përballet me Ponte Prizrenin, në një takim mjaft interesant. Prizrenasit kanë grumbulluar 23 pikë, por gjithashtu kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Takim mjaft interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Pejës dhe GoldenEagle Yllit. Pejanët kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore dhe katër humbje, e fundit ishte nga Sigal Prishtina që ndërpreu serinë e Yllit prej gjashtë fitoreve radhazi.

Dueli i fundit, por shumë i rëndësishëm është në mes Feronikelit dhe Trepçës. Skuadra nga Drenasi ka 18 pikë, derisa ajo mitrovicase 16, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë. Pikërisht kjo e bën duelin shumë të veçantë, sepse dy skuadrat synojnë të mbesin në elitë. Lipjani pushon këtë xhiro.

Në këtë edicion dy ekipet e fundit (vendi tetë dhe nëntë) bien nga Superliga, kurse vendi i shtatë do të luajë në “Play-out”.

Superliga – Java 17

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

19:00 Ponte Prizreni – Rahoveci

E diel

17:00 Peja – Golden Eagle Ylli

19:00 Feronikeli – Trepça

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori