LAJMI I FUNDIT:

Lakers të pandalshëm, fitojnë në udhëtim te Oklahoma – Clippers triumfojnë në derbi ndaj Rockets

Lakers të pandalshëm, fitojnë në udhëtim te Oklahoma – Clippers triumfojnë në derbi ndaj Rockets

Los Angeles Lakers kanë marrë edhe fitoren e gjashtë radhazi në NBA, teksa kanë mposhtur në udhëtim Oklahoma City Thunder.

Skuadra më e mirë aktualisht në NBA ka fituar me vështirësi, ku rezultati në fund ishte 127:130 në të mirë të skuadrës nga Kalifornia.


Fitorja ndaj Thunder ishte e 13-ta këtë edicion në NBA për Lakers, teksa kanë pësuar edhe dy disfata.

Anthony Davis ishte më meritori për këtë fitore me 33 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 23 pikë e 14 asistime.

Tek vendasit më i miri në parket ishte fundori kanadez Gilgeous-Alexander që shënoi 24 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore ka shënuar edhe skuadra tjetër nga Los Angelesi, Clippers para tifozëve të vet kanë triumfuar ndaj Houston Rockets me rezultat 122:119.

Lou Williams me 26 pikë dhe Kawhi Leonard me 24 të tjera ishin më efikasit për vendasit që morën fitoren e 11-të këtë edicion. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit – Atlanta 128:103

Wizards – Charlotte 125:118
Brooklyn – Sacramento 116:97

Chicago – Miami 108:116

Oklahoma – LA Lakers 127:130

76ers – Spurs 115:104

Dallas – Cleveland 143:101

Denver – Boston 96:92

Utah – Golden State 113:109

LA Clippers – Rockets 122:119

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori