LAJMI I FUNDIT:

Kosova sot mëson fatin për finalen e madhe drejt kualifikimit në Euro 2020

Kosova sot mëson fatin për finalen e madhe drejt kualifikimit në Euro 2020

Përfaqësuesja e Kosovës do ta mësojë sot (e premte) se ku do të luajë finalen e madhe të Ligës së Kombeve, nëse fiton gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Dardanët dhuruan emocione të mëdha gjatë kualifikueseve për Euro 2020, por dështuan të zënë një vend, pasi përfunduar të tretët në Grupin A.


Megjithatë, ekipi i Bernard Challandes ka edhe një mundësi të artë për të ‘kap’ kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Njëzet skuadrat e kualifikuara në 'Euro 2020', Kosova do ta kërkojë njërin nga katër vendet e paplotësuara
Lexo po ashtu Njëzet skuadrat e kualifikuara në 'Euro 2020', Kosova do ta kërkojë njërin nga katër vendet e paplotësuara

Kosova ka pasur fatin të fitojë grupin e vet në kuadër të Ligës D në Ligën e Kombeve, së bashku me Maqedoninë, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë.

Pikërisht me fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, Kosova do të përballet në gjysmëfinale, të cilën e zhvillon si mysafirë me 26 mars.

Kosova shpreson ta sigurojë kualifikimin nga Liga e Kombeve (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Por, sot (e premte) me fillim nga ora 12:00 do të mbahet shorti, ku do të vendoset se finalja e madhe e Ligës D të Kombeve, ku do të mbahet.

Me pak fat, Prishtina mund të jetë vendi mikpritës i finales së madhe e cila është e paraparë të zhvillohet më 31 mars.

Vlera e Kombëtareve gjysmëfinaliste në Ligën e Kombeve, Kosova vlen më së shumti
Lexo po ashtu Vlera e Kombëtareve gjysmëfinaliste në Ligën e Kombeve, Kosova vlen më së shumti

Nëse e arrin kualifikimin, kjo do të ishte arritje historike pasi do të ishte hera e parë që Kosova do të luajë në një Kampionat Evropian.

Ndryshe, ky Kampionat Evropian do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme të Evropës nga 12 qershori deri më 12 korrik të vitit 2020, ndërsa shorti për fazën e grupeve të EURO 2020 do të mbahet më 30 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori