LAJMI I FUNDIT:

Bashkëqeverisja, sot takohen Kurti dhe Mustafa

Bashkëqeverisja, sot takohen Kurti dhe Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.

Kurti e Mustafa takohen nesër, flasin për bashkëqeverisjen
Lexo po ashtu Kurti e Mustafa takohen nesër, flasin për bashkëqeverisjen

Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.


Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos përfshirë në koalicion Listën Serbe.

Ka dy mbi javë që kanë përfunduar negociatat e grupeve punese të LVV-së dhe LDK-së, e prej atëherë nuk ka pasur takim ndërmjet këtyre dy partive./kp/Telegrafi/