LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Mustafa takohen nesër, flasin për bashkëqeverisjen

Kurti e Mustafa takohen nesër, flasin për bashkëqeverisjen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se nesër do të zhvillojë takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ky takim do të bëhet për të diskutuar mundësitë e formalizimit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Kurti tha se nesër me Mustafën do të diskutohen për gjitha çështjet e hapura, përfshi postet ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit.

Ai edhe një here u shpreh i vendosur për mos koalicion me Listën Serbe, teksa tha se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave.

E takimin e dy liderëve e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po do të ketë takim mes liderëve në orën 15:00”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se LVV e LDK tash e sa javë kanë zhvilluar takime për t’i përafruar qëndrimet për një koalicion të mundshëm qeverisës, pas përfundimit të zgjedhjeve që u mbajtën më 6 tetor. /Telegrafi/