Hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok vazhdojnë në terren, Specialja publikon pamje

Hetimet lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në Zubin Potok po vazhdojnë nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Gjatë ditës së shtunë, hetuesit policorë kanë vijuar punën në terren, ndërsa në lokacionin e tretë të hetimit janë mbledhur të dhëna dhe informacione që mund të ndihmojnë në ndriçimin e rastit.
Lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme, hetuesit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli, e cila po e ndjek rastin në kuadër të procedurave përkatëse.
Sipas informacioneve të deritanishme, hetimet dhe procedurat po zhvillohen në bashkëpunim me institucionet kompetente, ndërsa puna në terren pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjetjet e hetimit, duke ruajtur integritetin e procesit hetimor. /Telegrafi/




































