LAJMI I FUNDIT:

Genta Ismajli flet për eksperiencën e saj gjatë qëndrimit në Turqi: Gjithçka ishte e mahnitshme

Genta Ismajli flet për eksperiencën e saj gjatë qëndrimit në Turqi: Gjithçka ishte e mahnitshme
Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Tash e disa ditë, këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, qëndroi në Stamboll të Turqisë.

Përderisa shijoi disa ditë të mira pushimi atje, e njëjta siç është raportuar ka punuar edhe rreth një projekti të ri muzikor, për të cilin nuk ka zbuluar shumë detaje.


Së fundmi, ajo ka qenë kryetemë në mediat turke, madje për të treguar më shumë rreth saj, 35-vjeçarja javën e kaluar mbajti edhe një konferencë për media atje.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli e admiroi Stambollin, ku erdhi të punojë në një duet surprizë. Genta tha se ajo ishte e impresionuar veçanërisht nga Bosfori. “Stambolli është një vend i mahnitshëm. Një anë është Azia, njëra palë është Evropa”, shkruan Hurriyet.com.tr, transmeton Telegrafi.

Mediat në Turqi shkruajnë për Genta Ismajlin: Po vjen dueti i ri befasi me një artist të njohur turk
Lexo po ashtu Mediat në Turqi shkruajnë për Genta Ismajlin: Po vjen dueti i ri befasi me një artist të njohur turk

Genta Ismajli, e cila përfundoi xhirimet në Stamboll dhe do të vijë përsëri për një duet surprizë, tha: “Ka shumë vende që nuk i kam vizituar në Stamboll. Dua të vizitoj vendet historike në veçanti. Kështu që e zgjata programin tim për një javë”.

“Turqia është si qielli … Gjithçka ishte shumë e shijshme dhe simpatike”, ka thënë ndër të tjerash Ismajli.

Mediat turke shkruajnë për Genta Ismajlin (Foto: Instagram)

Genta posedon një karrierë të bujshme profesionale dhe tanimë numëron projekte shumë të suksesshme, përkundër se është pjesë e estradës për më shumë se 15 vite. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori