LAJMI I FUNDIT:

Filmi për fluturimin e parë me aerostat, sjell luftën për mbijetesë të shkencëtarit dhe pilotes

Filmi për fluturimin e parë me aerostat, sjell luftën për mbijetesë të shkencëtarit dhe pilotes
(Foto: Screenshot/YouTube/Movieclips Trailers)

Pas paraqitjes së mrekullueshme në filmin për Stephen Hawking, “The Theory of Everything”, dyshja e aktorëve, Eddie Redmayne dhe Felicity Jones, janë bashkuar sërish për ekranizimin “The Aeronauts”.

Realizimi i ri i regjisorit dhe skenaristit, Tom Harper, është një aventurë biografike që sjell tregimin për piloten Amelia Wren (Felicity Jones) dhe shkencëtarin James Glaisher (Eddie Redmayne), të cilët ndodhen në një luftë për jetën kur fluturojnë me aerostat dhe mbesin në ajër.


Glaisher ka qenë i njohur si meteorolog anglez, i cili mbahet mend si pionier i punës me balona me ajër të nxehtë. Ai ka kryer udhëtime legjendare me balona gjatë viteve 1862 dhe 1866.

Në këtë mënyrë, arriti deri në lartësi prej 8.6 kilometrash, ku presioni i ajrit është vetëm sa një e treta e presionit që gjendet në nivel të lartësisë mbidetare.

Për ta arritur këtë sukses, ai thuajse vdiq nga mungesa e oksigjenit dhe niveli i lartë i dyoksidit të karbonit që gjendet në lartësi të tilla. Dhe pikërisht kjo ngjarje është treguar në këtë film.

Himesh Patel, Anne Reid, Phoebe Fox e Tim McInnerny – janë disa prej aktorëve të tjerë që luajnë në këtë film, i cili pritet të jepet premierë në SHBA më 6 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori