Për shkak të marshimit të trupave turke në Sirinë Veriore, SHBA përgatitet për masa të forta ndëshkuese kundër Ankarasë. Për herë të parë, ushtarët amerikanë u vunë nën breshërinë turke. Por Erdogan nuk ndërron qëndrim.
Së fundmi SHBA e kishte kërcënuar Turqinë, tani po shkohet një hap më tej. Presidenti Donald Trump ka porositur ministrin e Financave, Steven Mnuchin për të vendosur sanksione kundër partnerit të NATO-s, Turqisë, ka konfirmuar, Mnuchin para gazetarëve.
“Ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”
Bankat janë informuar, që mund të ketë masa ndëshkuese, sipas Mnuchin. Trump pritet të nënshkruajë një dokument, që i lejon ministrit të Financave, në ujdi me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të vendosin sanksione kundër çdo personi me lidhje me qeverinë turke.
“Këto janë sanksione të ashpra, shpresoj që të mos arrijë deri aty sa t’i vendosim ato. Nëse duhet, ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”, tha Mnuchin.
Presidenti amerikan është i shqetësuar për vazhdimin e ofensivës ushtarake turke në Sirinë Veriore dhe sulmeve potenciale ndaj objektivave civilë. Po ashtu është “e detyrueshme” që Turqia të mos lejojë, që të dalë nga burgu qoftë edhe një luftëtar i vetëm i të ashtuquajturit, “Shteti Islamik”.
Ushtarë amerikanë nën breshërinë turke
Në të njëjtën kohë me deklaratat e ministrit të Financave të SHBA, u vunë për herë të parë në breshërinë turke trupat amerikane në qytetin sirianoverior, Kobane. Sipas Pentagonit nuk ka të lënduar.
“Forcat amerikane nuk janë tërhequr nga Kobane”, tha zëdhënësi i Pentagonit. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura kundër ofensivës turke, dhe sidomos kundër operacioneve turke në “ato zona, ku me dijeni të turqve ndodhen ushtarë amerikanë.”
Atentat i IS-it
Edhe në Bashkimin Europian po mendohet për sanksione kundër Turqisë. Suedia foli hapur për një embargo të armëve kundër këtij vendi. Trupat turke janë futur për herë të tretë në territorin sirianoveror. Operacioni drejtohet kundër aleancës së rebelëve SDF, të lidhur me milicët kurdë të YPG-së. Shtetet perëndimore janë të shqetësuara, se për shkak të ofensivës, mijëra terroristë të kapur të IS-it do të mund të dalin nga burgjet kurde, që mund të çojë në riforcimin e IS-it.
Terroristët e IS-it ndërkohë kryen një atentat në një rajon kurd. Në qytetin Kamishli, në lindje të Sirisë Veriore një bombë shpërtheu para një restoranti. Tre civilë u vranë, dhe nëntë vetë u plagosën. IS deklaroi, se sulmi i adresohej luftëtarëve kurdë. Autoritetet kurde janë shprehur, se 5 terroristë të IS-it kanë arritur të dalin nga një burg në Kamishli gjatë bombardimeve turke.
Pavarësisht kërcënimeve për sanksione, presidenti Erdogan nuk do ta ndërpresë ofensivën ushtarake.
Ne nuk do të tërhiqemi”, siguroi Erdogan në një fjalim në Stamboll.
“Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, derisa të gjithë terroristët të zhvendosen 32 kilometra në jug të kufirit tonë. Turqia kërkon të krijojë një zonë sigurie. 30 kilometra në brendësi të Sirisë dhe kërkon largimin e milicëve kurdë nga kjo zonë”, theksoi ai./dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë