LAJMI I FUNDIT:

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Një ushtarake ukrainase e kapur nga Rusia ka përshkruar kalvarin e ndarjes nga fëmija i saj për gati një vit e gjysmë.

Vajza e Ekaterina Skopina, Anna-Maria, u mor nga të afërmit, ndërsa Ekaterina dhe burri i saj mbaheshin rob nga Rusia, pasi kishin shërbyer gjatë operacioneve në Mariupol, përcjell Telegrafi.


Pasi kaloi nëntë muaj në robëri, periudhë në të cilën ajo pretendon se ajo dhe burri i saj kanë vuajtur tortura, ajo u lirua.

Megjithatë, ajo tha se të afërmit, të cilët ishin “dashamirës ndaj Rusisë”, refuzuan ta kthenin vajzën e saj dhe se ajo u mbajt në territorin e pushtuar nga Rusia.

“Ajo ishte në robëri për gati një vit e gjysmë”, ka thënë zonja Skopina.

“Ata [familjarët] refuzuan të sillnin fëmijën, më bllokuan në rrjetet sociale dhe më bllokuan numrin e telefonit, kështu që nuk mund të telefonoja”.

“Më pas fëmijës ia kanë ndryshuar nënshtetësinë me dhunë, me anë të së cilës kanë marrë para, pasi kanë marrë kujdestarinë mbi të”.

Anna-Maria, shtatë vjeçe, më në fund u kthye te zonja Skopina dhe bashkëshorti i saj në maj të vitit të kaluar, pas një procesi ndërmjetësimi që përfshin zyrtarë të Katarit.

Zonja Skopina po fliste nga Doha, ku 20 familje ukrainase dhe ruse, përfshirë 37 fëmijë, u pritën në fillim të këtij muaji pasi u ribashkuan.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Katarit për ndihmën dhe pjesëmarrjen në negociata”, thotë zonja Skopina.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit tha se familjet po priten në Doha si pjesë e një nisme në partneritet me zyrtarë nga Ukraina dhe Rusia, për t’u ofruar atyre mbështetje mjekësore dhe psiko-sociale.

Një tjetër nga ata që vizitoi Dohën ishte Sergei Sinitsky, mbesa dhe nipi i të cilit u riatdhesuan së fundmi nga një zonë e pushtuar nga Rusia e Ukrainës pas vdekjes së prindërve të tyre.

“Kur ndodhi kjo situatë dhe fëmijët mbetën vetëm, unë fillova të merrem me çështjen se si t’i kthej, si t’i sjell tek unë”, tha ai.

“Kur filloi pushtimi i plotë i Ukrainës, fëmijët ishin në pjesën e okupuar të Ukrainës, ata ishin në Mariupol”.

“Kur filloi e gjithë kjo, ata u shpërngulën në rajonin e Moskës dhe qëndruan atje, atje ndoqën një shkollë të rregullt ruse dhe jeta ishte pak a shumë normale”.

“E vetmja gjë është se, kur motra ime ka ndërruar jetë, fëmijët kanë qenë me një të afërm të largët, jeta e tyre atje nuk ka qenë shumë e mirë”.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit fëmijët nuk kanë shkuar as në shkollë, nuk ka pasur ushqim të mirë. Sipas meje, nëse do të kishin qëndruar atje, nuk do të kishin të ardhme”.

Ai tha se fëmijët donin të ktheheshin tek ai, pasi ai ishte i afërmi i tyre.

“Procesi i kthimit të fëmijëve zgjati disa muaj dhe ata vazhdimisht pyesnin se kur do të ndodhte më në fund. Ishte mjaft e vështirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori