SHBA-ja largon minat nga Hormuzi, Trump paralajmëron Iranin për 'tolerancë zero'

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar tw martwn se të gjitha minat qw egzistonin në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit janë larguar ose shkatërruar.
Përmes një postimi në rrjetin social Truth, Trump tha se është informuar nga Marina amerikane se operacioni për pastrimin e minave ka përfunduar.
“Jam informuar nga Marina e Shteteve të Bashkuara se të gjitha minat janë larguar dhe/ose janë shpërthyer në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit”, shkroi Trump.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Irani është njoftuar se çdo anije apo mjet lundrues që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe në mënyrë sistematike.
Trump pretendoi se SHBA-ja po monitoron çdo pjesë të Ngushticës përmes Forcës Hapësinore amerikane.
“Ekziston një politikë e tolerancës zero ndaj vendosjes së minave, e cila është në fuqi të plotë”, deklaroi presidenti amerikan.
Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo kërcënim ndaj lundrimit në këtë zonë mund të ketë pasoja të mëdha për tregjet globale të energjisë. /Telegrafi/





































