LAJMI I FUNDIT:

Javë me shira të dendur, dhjetëra të vdekur – pamje që tregojnë përmbytjet shkatërruese në Kenia

Javë me shira të dendur, dhjetëra të vdekur – pamje që tregojnë përmbytjet shkatërruese në Kenia

Të paktën 71 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 110 persona janë në spital pas përmbytjeve pranë qytetit Mai Mahiu në qarkun Nakuru në veriperëndim të Kenisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përmbytjet në rajon u përkeqësuan nga plasja e një dige, megjithëse vendasit dhe reaguesit e parë i kanë thënë CNN se fatkeqësia u shkaktua nga uji që “shpërtheu përmes një tuneli nën një urë hekurudhore me një kanal të bllokuar”.


Ndryshe, Kenia është përballur me javë të tëra shirash të dendur dhe përmbytje shkatërruese.

Një ekip i CNN në terren në Mai Mahiu ka parë automjete të përmbysura, pemë të shkulura dhe shtëpi të cilat ishin përfshirë nga përmbytjet masive.

CNN dëshmoi dëme në një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në qarkun Nakuru, i cili u shtri disa kilometra në çdo drejtim.

Një burrë i shqetësuar i tha CNN se kishte frikë se disa nga anëtarët e familjes së tij ishin ende “të varrosur” nën baltë dhe mbeturina.

Ndërkohë theksohet se ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër baltë dhe mbeturina duke u përpjekur të gjejnë të mbijetuar, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm.

Incidenti vjen pasi përmbytjet kanë përmbytur zona të mëdha të Kenias, duke vrarë të paktën 103 njerëz dhe duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre që nga marsi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori