Ebola vijon të përhapet në Kongo, gati 3 mijë viktima

Epidemia e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos vazhdon të përkeqësohet, ndërsa numri i viktimave ka tejkaluar 2.800.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar mijëra raste të konfirmuara në disa provinca të vendit.
Të dhënat e fundit, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 5.945, të shpërndara në gjashtë provinca.
Nga personat e prekur nga virusi, 1.327 janë shëruar, ndërsa 896 pacientë të konfirmuar vijojnë të jenë në izolim ose po marrin trajtim në spitale.
Epidemia është përhapur në 60 zona shëndetësore në provincat Haut-Uele, Ituri, Kivu i Veriut, Kivu i Jugut, Bas-Uele dhe Tshopo.
Shpërthimi u shpall zyrtarisht në mesin e muajit maj.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e llojit Bundibugyo të virusit Ebola, duke theksuar se ai po evoluon me ritme të shpejta dhe vazhdon të transmetohet.
Sipas OBSH-së, shtimi i rasteve dhe zgjerimi i zonës së prekur gjatë tre muajve të fundit përbëjnë shenja të një “rritjeje të konsiderueshme” të përmasave të epidemisë.
Në përpjekje për të frenuar transmetimin, qeveria kongoleze nisi javën e kaluar një fushatë vaksinimi.
Në fazën e parë, vaksinimi po fokusohet te punonjësit shëndetësorë dhe personat që ndodhen në vijën e parë të përballjes me epideminë.





































