LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshje të tjera në Ipko Superligë, derbi i xhiros zhvillohet në Gjilan

Dy ndeshje të tjera në Ipko Superligë, derbi i xhiros zhvillohet në Gjilan

Elita e futbollit kosovar ka filluar ditën e premte me dy ndeshje spektakolare.

Fillimisht Ballkani mposhti Trepçën ’89 3-2 për ta marrë pozitën e parë në tabelë, ndërsa Llapi triumfoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat minimal 0-1.


Ndërkohë ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje të tjera tejet interesante në Gjilan dhe Skenderaj.

Derbi i kësaj xhiro në Ipko Superligë padyshim që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku përballë njëra tjetrës do të jenë dy kampionët e fundit të Kosovës, Drita dhe Feronikeli.

Pas tri xhirove të para dy ekipet kanë nga gjashtë pikë pasi kanë marrë nga dy fitore dhe kanë pësuar nga një disfatë.

Tri pikët nga ky takim do ta dërgojnë Dritën ose Feronikelin në krye të elitës së futbollit kosovar.

Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Pas humbjes në xhiron e parë, skuadra e Tahir Lushtakut është këndellur duke marrë një fitore e një barazim.

Në anën tjetër edhe Gjilani e nisi me humbje, por pastaj mori dy fitore radhazi për t’i grumbulluar gjashtë pikë.

Ndeshjet mes Drenicës dhe Gjilanit gjithmonë kanë qenë interesante dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj.

Të dyja sfidat fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori