LAJMI I FUNDIT:

Nga Obama, Beyonce e Jay Z deri te modelet e Instagramit – Joshua i fton të famshmit në meçin e tij në Arabinë Saudite

Nga Obama, Beyonce e Jay Z deri te modelet e Instagramit – Joshua i fton të famshmit në meçin e tij në Arabinë Saudite
Barack Obama, Anthony Joshua, Jay-Z, Beyonce (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua shpreson t’i shohë të gjithë, që nga Beyonce e Jay-Z deri te një përzgjedhje e modeleve të tij të preferuara të Instagramit që dëshiron t’i shohë pranë ringut duke e ndjekur meçin e tij kundër Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite.

Pas humbjes së papritur të britanikut në Madison Square Garden të New Yorkut në muajin maj, yje të shumtë nga fusha të ndryshme i shprehën mbështetje. Në këtë listë u përfshinë emra të tillë, si Joe Root, Harry Kane, Ed Sheeran e Judi Dench.


Mirëpo, vendimi që rimeçi të zhvillohet në Arabinë Saudite nga nxitur kundërthënie të shumta, pasi ai vend kritikohet për shkelje të të drejtave të njeriut.

Jay-Z dhe Beyonce (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images for Disney)

Sidoqoftë, 29-vjeçari dëshiron që shumë emra të njohur të udhëtojnë atje për ta ndjekur nga afër përpjekjen e tij për t’i rikthyer titujt më 7 dhjetor të këtij viti.

Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“Barack Obama, The Rock, Will Smith, Jay-Z, Beyonce… disa modele Instagrami… Po dal në pjesën e trurit për fantazi! Të gjithë dhe kushdo janë të mirëseardhur!”, ka thënë Joshua për TMZ Sports.

(Nga e majta) Drew Sullivan, Yamile Aldama, Will Smith, Perri Shakes-Drayton dhe Anthony Joshua, gjatë premierës së “Men In Black 3” në Londër në vitin 2012 (Foto: Stuart Wilson/Getty Images/Guliver)

Dwayne ‘The Rock’ Johnson është po ashtu nga emrat që i kanë uruar sukses AJ, ndërsa Will Smith është një prej miqve të vjetër tij. Teksa Joshua shpreson që princi Harry dhe Cristiano Ronaldo do të jenë atje për ta ndjekur meçin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori