LAJMI I FUNDIT:

BMW M8 Gran Coupe është gati për prezantim

BMW M8 Gran Coupe është gati për prezantim

Testimet e fundit të modelit, para se të arrijë që të rivalizojë me Mercedes-AMG GT

Me ta prezantuar 8 Series Gran Coupe, ishte vetëm çështje kohe, kur BMW do ta sillte edhe versionin M8 Gran Coupe, transmeton Telegrafi.


Nuk do të presim shumë gjatë, meqë është bërë e ditur se kjo makinë që do të rivalizojë me Mercedes-AMG GT është gati për prezantim dhe shfaqet më 22 nëntor në LA Auto Show. Ky model do ta zëvendësojë M6 Gran Coupe, derisa do të jetë më praktik se M5.

Prej se është lansuar 8 Series Gran Coupe, dihej përafërsisht se si do të dukej versioni i ri, ndërsa tani që ka nisur të testohet, dihet shumë mirë se si do të duket. Dukjen e jashtme do ta ketë shumë më agresive, do ketë sistem të ri për nxjerrjen e gazrave, si dhe brendësi më luksoze.

Në brendi pritet ta ketë motorin e njëjtë me 4.4 litra që prodhon 625 kuaj fuqi, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.3 sekonda.

Vetëm se pritet të mos jetë shumë i shpejtë, sepse ka peshë më të rëndë. Derisa BMW 8 Series Gran Coupe ka çmim duke filluar nga 120 mijë euro, versioni M8 Gran Coupe do të fillojë nga 130 mijë euro.

Bashkë me të në LA Auto Show, do të shfaqet edhe BMW 2 Series Gran Coupe, që do të jetë një model shumë i mirë. /Telegrafi/