Škoda ka zbuluar Vision Gran Turismo, një veturë konceptuale  tërësisht elektrike në lojën Gran Turismo 7 PlayStation, duke zgjeruar praninë e kompanisë në botën e garave dixhitale.

Duke marrë frymëzim nga modeli 1100 OHC Spider i vitit 1957, Škoda Vision Gran Turismo që bën tërheqje me të gjitha rrotat, është e pajisur me katër motorë elektrikë me një fuqi totale prej 1,071 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


1 207

"Rrënjët e Škoda Motorsport datojnë më shumë se 120 vjet më parë, me suksese të panumërta. Studimi i Škoda Vision Gran Turismo lidh trashëgiminë tonë të pasur me të ardhmen tonë elektrike dhe një gjuhë të re moderne të fortë dizajni", tha drejtori ekzekutiv i Škoda, Klaus Zellmer.

2 59

Kjo veturë elegante me një ulëse nxjerr në pah gjuhën moderne të dizajnit të Škoda-s përmes dritave në formë T-je, me ngjyrë të verdhë matte Explorer.

3 42

Koncepti  është frymëzuar 1100 OHC Spider i prodhuar më 1957, megjithëse është zbukuruar me karakteristika krejtësisht të reja, të tilla si krahu i pasmë i dyfishtë dhe pjesa e pasme e hapur, ku motorët elektrikë janë plotësisht të ekspozuar.

4 30

Brenda ka një ulëse, e pozicionuar në qendër si një veturë garash, e pajisur me një rrip me gjashtë pika.

6 19

Ekrani në kabinë tregon shpejtësinë, mënyrën e drejtimit dhe nivelin e baterisë, por mund të përdoret edhe si retrovizorë.

7 18

Koncepti përdor një bateri 87 kWh që dërgon energji përmes një kuti ingranazhi me një shpejtësi në katër motorë elektrikë për një fuqi totale prej 1,071 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

9 10

8 14