Hyundai po zhvillon të ashtuquajturin Nano Cooling Film, pra një folje që sipas njoftimeve të prodhuesit, lejon që temperatura në automjet të mbahet nën kontroll edhe në ditët më të nxehta.
Kompania testoi foljen e saj inovative në 70 automjete të klientëve në qytetin e Lahore, Pakistan, ku temperaturat e ditës mund të arrijnë 50 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Ndërsa testimi është duke u zhvilluar aktualisht në Pakistan, Hyundai njoftoi se testet paraprake zbuluan se filmi nano ftohës uli temperaturën pranë kokës së shoferit deri në 11 gradë në krahasim me foljet konvencionale të ngjyrosjes së dritareve dhe deri në 12.33 gradë në krahasim me automjetin pa folje.
Foljet janë edhe më efektive në uljen e temperaturës së sipërfaqeve të brendshme pasi ulën temperaturën e jastëkëve të ajrit me 15,38 gradë në krahasim me automjetin me folje konvencionale dhe me 22 gradë në krahasim me automjetin pa asnjë fole.
Cikli i fundit i testimit synon të sigurojë cilësinë e foljes dhe aftësinë për t’i bërë ballë përdorimit afatgjatë. Ky mund të jetë një nga testet e fundit pasi Hyundai ka njoftuar se foljet do të shkojnë në prodhim masiv në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251