LAJMI I FUNDIT:

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Nëse keni menduar se një shfaqje në Nürburgring me “trafik të hapur” me vetura do të dukej frikësuese, imagjinoni ta bëni një gjë të tillë me “makina me dy rrota”.

Megjithatë, për ata që kanë dashur të “godasin” pistën rreth 20 kilometërshe me një motoçikletë, sezoni tanimë është i hapur, përcjell Telegrafi.


Një ngjarje e njohur si “Anlassen”, rreth 45,000 motoçikleta thuhet se zbritën në Nürburgring për hapjen e sezonit të këtij viti.

Në vend që të hapej gjatë javës së parë të prillit, zyrtarët e Nürburgring vendosën të shtyjnë fillimin e “sezonit me dy rrota” deri më 28 prill të këtij viti.

Dhe pavarësisht vonesës, ose ndoshta për shkak të saj, shfaqja këtë vit ishte e jashtëzakonshme. /Telegrafi/